sex hikayeleri porno izle kartal escort

Teko: Ndjesi e çuditshme të hidhje sytë nga stolat bosh, janë marrë masat për fillimin e futbollit

Futbolli në Shqipëri është rikthyer në ditën e djeshme, ndërsa sigurisht në shkallët e stadiumit ishin të boshatisura. Këtë e ka theksuar edhe futbollisti i Laçit, Teko i cili në një intervistë për Futebol Interior ka treguar eksperiencën e tij.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të rikthyer futbollin në Shqipëri. Klubi na ka dhënë mbështetje të plotë në të gjitha fushat. Të gjitha protokollet që po shihen në kampionatet e tjera të Europës janë zbatuar edhe këtu në Shqipëri. Nuk ka asgjë më pak nga ligat kryesore.

Loja në vetvete ishte shumë ndryshe. Jemi mësuar të luajmë me tifozët, qoftë tanët apo kundërshtarët, kjo ndikon shumë në ndeshje. Ishte një ndjesi shumë e çuditshme të hidhje sytë nga stolat dhe t’i shihje ata të boshatisur. Por duhet ta dimë se kjo është e nevojshme në mënyrë që, me dëshirë të Zotit, gjithçka të jetë e mundur të rikthehet në normalitet”, është shprehur Teko. /VipSport.al/