sex hikayeleri porno izle kartal escort

Te Bylisi janë në garë me kohën, priten përgjigjet e analizave mbrëmjen e sotme

Ditën e sotme u zgjuam me një lajm të keq për futbollin tonë, që nesër rinis pas një ndërprerje të gjatë. Sulmuesi i Bylisit, Eridon Qardaku u konstatua i prekur me koronavirus dhe shkaktoi shumë paqartësi në lidhje me vijimin e sezonit dhe zhvillimin e ndeshjes së nesërme ndsaj Tiranës, e planifikuar për tu luajtur në orën 17:00.

Burime brenda klubit ballshiot bëjnë me dije se menjëherë pas lajmit se Qardaku është i infektuar, është nxituar që e gjithë skuadra t’i nënshtrohet testeve. Kështu ka ndodhur dhe tani po insistohet për një përgjgije sa më të shpejtë të analizave, në mënyrë që të mos vihet në rrezik ndeshja e nesërme ndaj Tiranës. Bëhet me dije se përgjigjet priten të vijnë mbrëmjen e sotme, maksimumi mëngjesin e nesërm.

Në rast të zbatimit të këtij skenari dhe prekjes së asnjë ose pak futbollistësh, ndeshja e nesërme nuk rrezikon zhvillimin e saj. Duhet të themi gjithashtu se ditën e sotme, ashtu si në të kaluarat është bërë dezinfektimi i plotë i ambienteve të stadiumit “Adush Muça” dhe anekseve të tij, ku edhe zhvillohen stërvitjet e skuadrës ballshiote. /vipsport.al/