sex hikayeleri porno izle kartal escort

Te Barcelona iu kërkojnë një tjetër ulje rroge futbollistëve, Mesi me shokë nuk janë dakord

Futbolli, ashtu si edhe fushat e tjerë, ka marrë një goditje të madhe financiare për shkak të koronavirusit. Klubet për të rregulluar disi bilancin ekonomik iu kërkuan me mirëkuptim lojtarëve të zbrisnin një përqindje nga rroga e tyre.

Kështu, te Barcelona, Mesi me shokë pranuan të hiqnin dorë nga 70% e rrogës së muajit mars. Dhe, në komplet rrogën sezonale, futbollistët kanë humbur 17% të pagës së tyre. Kjo bëri të mundur që Barcelona të kursente 40 milionë euro. Megjithatë, nga lajmet e fundit në Spanjë, klubi nuk ka amortizuar ende dëmin nga COVID-19 e në këtë formë ka menduar t’iu propozojë lojtarëve edhe një tjetër reduktim.

Por, këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord për të hequr sërish nga pjesa e tyre e në këtë formë drejtuesit e blaugranave duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të vënë rregull financat. /VipSport.al/