sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tare: Kumbulla na intereson, e dinim që nuk do e mbyllnim me të të enjten

Lacio ndjek Marash Kumbullën dhe tashmë ky nuk është më një sekret. Konfirmimi si rrallëherë vjen edhe nga Igli Tare i cili ka konfirmuar gjithçka që ka ndodhur në javën e kaluar, me takimin mes drejtuesve të Lacios dhe atyre të Veronës për transferimin e mbrojtësit të talentuar shqiptar.

Para sfidës së Lacios ndaj Torinos, Tare ka folur për “Sky Sport” dhe gjëja e parë për të cilën është pyetur ishte situate dhe zërat rreth mbrojtësit kuqezi me zhvillimet e fundit pas atij takimi të javës së kaluar.

“Kumbulla? Ndoshta di ti diçka më shumë se unë”, tha duke qeshur drejtori sportiv i Lacios,. “Jemi takuar me Veronën pasi lojtari na intereson dhe mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme, por është ende një lojtar që duhet zhvilluar. Ishim të sigurt që nuk do të mbyllej çdo gjë që të enjten”, tha ai duke konfirmuar kështu takimin mes palëve në kryeqytetin italian për të diskutuar marrëveshjen e  transferimit.

Ai foli më pas edhe për merkaton në dalje, ku emri që qarkullon thuajse çdo vit është ai i Milinkoviç-Saviç. “Nuk kanë ardhur oferta për të, zërat e merkatos i krijoni ju. Shpesh ka gjëra të vërteta dhe shpesh jo. Edhe në të kaluarën kam thënë që e rëndësishme është që lojtarët të ndjehen të motivuar për të luajtur këtu. Nëse do të ketë një ofertë të rëndësishme për të dhe për ne, do ta dëgjojmë”, theksoi Tare. /vipsport.al/