sex hikayeleri porno izle kartal escort

Surprizë në merkato nga Roma, verdhekuqtë pranë sulmuesit uruguajan

Klubi i Romës duket se është pranë një goditje të madhe në merkato. Bëhet fjalë për Edinson Kavanin, i cili ka zyrtarizuar lamtumirën e tij me PSG. Sulmuesi në këto kohë është përfolur për një kalim te Atletiko Madrid, por edhe te Interi.

Deri në këto momente, Roma nuk kishte dalë në skenë. Mirëpo, tratativa është zbuluar nga mediat uruguajane, të cilat janë të bindura se zyrtarizimi i marrëveshjes së verdhekuqve me ish-lojtarin e Napolit do të vijë këtë javë.

Duket se oferta e italianëve në drejtim të Kavanit, ka bindur dhe ka kënaqur interesat e këtij të fundit. Kështu, pritet zyrtarizimi, ndërsa për Romën do të ishte një përforcim i madh duke njohur nuhatjen e Kavanit para portës, teksa një plus është edhe fakti se ai njeh mirë Serinë A. /VipSport.al/