sex hikayeleri porno izle kartal escort

Supersfida me kampionët, Kukësit i kthehet shtylla e difensivës. Në dilemë dy mesfushorët

Kukësit i duhet të fitojë 9 finale dhe të shpresojë te dështimi i Tiranës në të paktën tre ndeshje për të arritur të fitojë titullin kampion. Misioni i veshtirë vazhdon me skuadrën e Partizanit. Ekipi i trajnerit Sormani vjen pas një humbje të dhimbshme me Skënderbeun dhe i duhet patjetër një fitore për të shpresuar te pjesëmarrja në Europë.

Duke parë nevojën për triumf dhe urinë e kundërshtarit për pikë, Kukësit i duhet të të jetë në fushë me të gjithë artilerinë. Rikthimi i madh është në repartin difensiv, ku ka ardhur një titullar i përhershëm. Obanor ka shlyer tashmë dënimin me kartonë dhe do të jetë i gatshëm për Orges Shehin.

Një problem më pak për trajnerin durrsak, por jo i fundit. Eduart Rroca dhe Vesel Limaj pritet të mos jenë të gatshëm për ndeshjen me të kuqtë. I pari ka shfaqur probleme fizike dhe ka nevojë për më shumë kohë, ndërsa Limaj është bashkuar vonë me skuadrën dhe do i duhet të stërvitet ende për të arritur gjendjen e duhur fizike. /vipsport.al/