sex hikayeleri porno izle kartal escort

Superliga e Kosovës / Ish-sulmuesi i Partizanit kthen Dritën në kryesimin e renditjes

Superliga e Kosovës ka regjistruar sot dy ndeshje të tjera të javës së 23 që kanë sjellë një ndryshim të rëndësishëm në kreun e renditjes së kampionatit. Aty tashmë nuk është më Ballkani, edhe pse ky i fundit ka një ndeshje më pak të luajtur dhe do të zbresë në fushë nesër ndaj Drenicës.

Kreun e renditjes e ka marrë Drita e cila ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0. Diferencën në këtë sfidë për Dritën e ka bërë ish-sulmuesi i Partizanit dhe Flamurtarit, Astrit Fazliu, i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 26 të duelit. Kaq ka mjaftuar që Drita të kalojë me një pikë Ballkanin dhe të presë i qetë rezultatin e rivalit direkt në ndeshjen e nesërme.

Sakaq, edhe Feronikeli ka bërë detyrën duke fituar 3-1 përballë Vushtrrisë për t’u larguar nga zona e rrezikshme e klasifikimit e për të mbajtur gjallë shpresat për të luftuar në javët e fundit për një vend në zonën e Europës. /vipsport.al/