sex hikayeleri porno izle kartal escort

Superliga e Kosovës: Gjilani “përshëndet” titullin, triumfe për Prishtinën dhe Ballkanin

Ditën e sotme ishin programuar të luhen tre ndeshje të Superligës së Kosovës. Ballkani ka mundur të marrë një tjetër fitore dhe të mbajë akoma në diskutim fitimin e titullit kampion. Skuadra e Ismet Munishit ka fituar me lehtësi ndaj modestëve të Vushtrrisë me rezultatin 3-1.

Për kuqezinjtë kanë shënuar Daku, Baftiu dhe Prekazi, ndërsa Fazliu shënoi golin e nderit për Vushtrrinë. Gjilani dhe Llapi kanë dhuruar një ndeshje shumë të bukur, të përfunduar 2-2. Ky barazim peshon shumë te skuadra e Gentian Mezanit, duke u larguar me kreun e renditjes dhe nga pretendimet për titulliin.

Prishtina duket e vendosur për të qëndruar pas Dritës në renditje. Kryeqytetasit kanë mundur pa shumë histori Feronikelin, me Oto Xhon, që është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës me golat e tij. Ish-sulmuesi i Skënderbetu ka gjetur golin e parë të sfidës në minutën e 11.

Rrjetën e tij e zhvlerësoi Dabiqaj i Feronikelit në të 13-ën. Gjithsesi, Prishtina ka mundur të shënojë golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë e më pas edhe të tretin në minutën e 57, duke vulosur fitoren. /vipsport.al/

Superliga e Kosovës

Gjilani-Llapi 2-2
Shënues: Veliu 15’ 41’/ Razak 22’, Progni 90+’

Ballkani-Vushtrria 3-1
Shënues: Daku 13’, Baftiu (p) 20’, Prekazi 52’/ Fazliu 78’

Prishtina-Feronikeli 3-1
Shënues: Oto Xhon 11’, Mankenda 45+1’, Januzi 57’/ Dabiqaj 13’