sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Stadiumet boshe penalizojnë portierët!

Vetmia e portierit rritet në mënyrë dramatike në momentin kur ai gabon dhe me siguri do të rritet edhe më shumë duke pasur parasysh rinisjen e kampionatit me dyer të mbyllura. Disa portierë në këto ndeshjet e para, patën fatin e keq të përjetojnë heshtjen e rëndë të stadiumit bosh dhe shokëve të skuadrës. Portierët janë të ekspozuar ndaj një periudhe vështirësie përsa i përket përshtatjes me portën dhe zonën e rreptësisë.

Më goditën fjalët e Neuerit pak ditë me parë: “për mua ndeshjet e para të sezonit janë më të gjatat për tu përvetësuar mendërisht”. Kjo deklaratë e një eksperti si Manuel Neuer, më bënë të reflektoj rreth këtij argumenti. Megjithëse duhet të shtoj që situata që po përjetojmë është shumë më ndryshe se fillimi i një sezoni të zakonshëm, sepse vijmë, nga një ndalesë e paprecedentë dy muaj e gjysmë, dhe para rifillimit të kampionatit ekipet nuk kanë pasur shumë mundësi për ndeshje miqësore, dhe e fundit, por jo me më pak rëndësi, ndeshjet në këtë pikë të sezonit peshojnë akoma më shumë.

Dhe të mendosh që në Gjermani bllokimi ishte disi më i lehtë se këtu tek ne, dhe kushtet shtëpijake të lojtarëve shumë më të mira për të kryer stërvitje individuale. Kështu që dhe vetë Neuer ka pasur mundësi që të stërvitet në oborr me trajnerin e tij rregullisht, madje duke përdorur një portë me përmasa reale. Në shumë vënde, përfshirë dhe këtu tek ne, nuk ishte e mundur stërvitja normale, që në një farë mënyre mundëson praktikimin e gjesteve që duhen bërë në ndeshje, dhe kjo ne kushte shtëpiake ishte shumë më e ndërlikuar për një portier sesa për lojtarët e roleve të tjera.

Gjithashtu, do të ketë shumë vështirësi për ata që nuk janë mësuar të përgatisin një ndeshje çdo tre ditë, përsa i përket rikuperimit të energjisë nervore. Mendoj që me dyer të mbyllura është më e vështirë të gjesh përqendrim dhe pika referimi, dhe në planin afatgjatë do të ndikojë tek të gjithë. /vipsport.al/

Nga Erion Meta Trajner Portierësh, FK Apolonia