sex hikayeleri porno izle kartal escort

Sormani: Është çështje personaliteti e karakteri, sot meritonim fitoren

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, mendon se skuadra ka mungesë personaliteti e karakteri, pasi nuk ka shpjegim tjetër për të shpjeguar humbjet e njëpasnjëshme të skuadrës. Por në “SuperSport” ai shpjegoi se nuk mund të kritikonte ekipin për humbjën ndaj Skënderbeut.

“E vështirë të komentoj se përtej se në pjesën e parë kemi luajtur më mirë me 3-4 raste të pastra goli që duhej të shënonim. Në momentin e parë kalojmë në panik, shkojmë në vështirësi dhe e kemi të vështirë të marrim veten dhe në një minutë pësojmë dy gola. Kush nuk ka parë ndeshjen e ka të vështirë të shpjegojë si ndodhi, ndeshja u luaj me forcë e vullnet, duke krijuar raste. I lamë pak mundësi kundërshtarit.

Nuk është çështje fati sigurisht, edhe pse sot meritonim të fitonim, jo të barazonim. Por kur ke këto momente, që nuk ka ndodhur një herë, por disa herë, mendoj se është problem karakteri e personaliteti.

Nuk po mendoj për të ardhmen me eksperimente. Nëse në stërvitje të rinjtë bëjnë mire, janë të rinj e kanë dëshirë, nuk e kuptoj pse nuk duhet të merren në konsideratë. Problemi është te kondicioni, ndonjëri ka ardhur nga jashtë, është çështje kushtesh fizike që duhen vlerësuar.

Skuadra kur luan një paraqitje të tillë me të gjitha gabojmë shumë gola, nga pikëpamja e paraqitjes nuk mund të thuash se ka krijuar e ka luajtur me intensitet. Mund të thuhet gjithçka përveçse kritikohet për mënyrën që ka krijuar.

Nga pikëpamja nuk mund të krijoj një skuadër kur bën lojë. Rënia e lirë nuk është kjo, është sjellja kur pas kemi situata të ndryshme që duhet të menaxhojmë me më shumë perisonalitet, kjo po”, tha Sormani. /vipsport.al/