sex hikayeleri porno izle kartal escort

Skandali/ Grezda si “magnet” për telashet, shqiptari godet kundërshtarin dhe rrezikon një dënim shembullor

Në mbrëmjen e djeshme, Osijeku ku aktivizohet Eros Grezda nuk ia doli të kualifikohej në finalen e Kupës, teksa u mposht me rezultatin 3-2 nga Rijeka. Sulmuesi i kombëtares u aktivizua në minutën e 62 të ndeshjes, megjithatë kaq mjaftuan që nervat e 25-vjeçarit të ishin të papërmbajtshme.

Kështu, pas ndeshjes, mediat kroate bëjnë me dije se gjakovari ka pritur në parking futbollistin e Rijekës Çolak dhe pas një konfrontimi verbal, ka mbërritur edhe një sulm fizik i Grezdës ndaj tij. Ndërkohë, duket se ato që do të rëndojnë situatën e gjakovarit janë kamerat e sigurisë të cilat vërtetojnë sherrin, ndërsa Çolak dhe klubi i Rijekës kanë ngritur një denoncim në polici.

Telashet duket se e ndjekin pas Grezdën, i cili edhe në Skoci teksa aktivizohej me Rejnxhërs ka bërë shumë bëma. Tashmë, pritet një vendim i cili me gjasë do të jetë shembullor dhe kjo mund të thotë se Grezda nuk do të zbresë më në fushë për këtë sezon me fanellën e Osijek. /VipSport.al/