sex hikayeleri porno izle kartal escort

Simeone humbet të besuarin e tij, një bashkëpunim që zgjat prej nëntë viteve

Në futboll dështimi apo triumfi është i lidhur shpesh me trajnerin që qëndron në krye të një skuadre. Mirëpo, pas teknikut është një staf i madh me të cilin ndahen ide dhe studiohen strategji. Për një trajner, është mjaft i rëndësishëm zëvendësi i tij, pasi e ka më të besuarin dhe të përshtatshmin për të komunikuar.

 Kështu është edhe rasti i Diego Simeones. Trajneri i Atletiko Madrid ka një marrëdhënie tejet të ngushtë me zëvendësin e tij, German Burgos. Burgos është bërë mjaft i njohur pasi edhe ai ka të njëjtën mënyrë agresive si Simeone kur vjen puna për të interpretuar një 90 minutësh. Burgos është pjesë e Atletiko Madrid prej nëntë vitesh, mirëpo kur ka edhe tre vite të mbetura në kontratë, ai ka vendosur të largohet në fundin e këtij sezoni.

Dëshira e “Mono”, siç njihet është të fillojë një karrierë si trajner i parë, ndërsa këtë mund ta bëjë nga River Plejt apo edhe Union Santa Fe. Në këtë formë, mbyllet bashkëpunimi i tij me Simeonen dhe e sigurt është se këtij të fundit do t’i mungojë shumë i besuari i tij në pankinë. /VipSport.al/