sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shuhet ëndrra e Panuçit për firmën në Belgjikë, trajneri që e mundi bëhet investitor në klub

Kristian Panuçi do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi dhe jo vetëm për shkak të koronavirusit. Ish-trajneri i Shqipërisë, ndonëse në bisedime disa ditë më parë dhe favorit për të firmosur në kampionatin belg, ka parë se si në fund kandidatura e tij ka rënë poshtë dhe klubi i Standart Liezh që interesohej për të, ka zgjedhur një nga emrat më të njohur të futbollit në vend i cili është bërë njëkohësisht investitor në këtë klub.

Standard Liezhi ishte në vështirësi të mëdha financiare që para pandemisë dhe u desh ndihma e disa prej ish-lojtarëve Pornoschatz të kësaj skuadre si Fellaini e Vitsel, që të shpëtonte dhe të siguronte të ardhura për të përballuar borxhet dhe regjistrimin në sezonin e ardhshëm. Ndihma i ka ardhur edhe nga trajneri i ri që është zgjedhur nga klubi, një “njeri i shtëpisë”, ish-portieri Mishel Prud’Hom.

Ish-gardiani i këtij klubi në vitet 1977-1986, tashmë është trajenri i ri i Standard Liezhit dhe një nga vendimet e para që ka ndërmarrë është të bëhet bashkëinvestitor në klub. Ai ka depozituar një shumë që nuk është bërë ende publike në llogarinë e klubit, për të ndihmuar në ristrukturimin e impiantit ku Standard Liezh luan ndeshjet. “E shoh si diçka fantastike faktin që ish-futbollistët besojnë në këtë projekt rindërtimi dhe këtë e besoj edhe unë“, tha ai duke shpjeguar se pse kishte vendosur që të ardhurat e tij t’i shpenzonte në klubin që sapo e kishte punësuar.

Kësisoj, për Panuçin mbetet vetëm roli i ekspertit në studio televizive, nga të cilat në fakt është zhdukur në muajt që kur u largua pa shumë bujë nga pankina e Shqipërisë pas dështimit kolosal në drejtimin e saj. /vipsport.al/