sex hikayeleri porno izle kartal escort

Sherri: Ende asnjë bisedë me drejtuesit për mbylljen e kontratës, hapi i radhës më i rëndësishmi

Alen Sherri është ende në pritje të një bisede me drejtuesit e Vllaznisë sa i përket të ardhmes së tij. Portieri i shkodranëve  ka humbur vendin mes titullarëve e për momentin nuk e ka të qartë se ku do të vazhdojë karrierën, pasi pranon se nuk ka bërë asnjë bisedë me klubin rreth të ardhmes meqë i mbyllet kontrata në këtë edicion.

“E vërtëtë që kontrata më mbaron në fund të kampionatit dhe nuk kam zhvilluar biseda më drejtuesit për këtë gjë. Në fund besoj se do ta konsumoj një bisedë për të ardhmen e pastaj në fund do të marr një vendim më shumë për objektivat e mia profesionale. Ky është moment delikat për karrierën time se hapi i radhës që do të bëj është shumë i rëndësishëm”, tha ai për RTSH.

Biseda për kontratën nuk është e vetmja gjë që pret Sherri, pasi shkodranët janë me sytë nga drejtuesit e klubit dhe Këshilli Bashkiak për zgjidhjen e çështjes së pagesave të prapambetura, aq sa kanë kërkuar që t’u shlyhet të paktën një rrogë që të zbresin më të qetë në fushë ndaj Flamurtarit. “Në fakt ka qenë një ndër pikat që i kemi kërkuar lojtarët me stafin, shpresoj që ky problem të marrë sa më shpejt zgjidhje se ka qenë kërkesa jonë për drejtuesit dhe Këshillin Bashkiak. Duke parë që nuk është plotësuar ende, shpresoj të gjendet zgjidhje e të jemi në fushë”, tha ai. /vipsport.al/