sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shënoi golin e parë si profesionist, Ferati: Nuk u ndjeva mirë se pësuam disfata

Besnik Ferati ishte autori i golit të vetëm për Partizanit pas rifillimit të kampionatit, megjithatë ky realizim nuk iu vleu të kuqve të cilët u mposhtën nga Skenderbu.

Megjithatë, për Feratin ishte një gol i veçantë duke qenë se bëhej fjalë për realizmin e parë si profesionist. Për këtë ai ka folur te albsport.mk, ku ka tregua ndjesitë, e cila do të ishte edhe më e mirë nëse skuadra do të fitonte në fund të takimit.

“Pa dyshim se jam i kënaqur me golin e shënuar, pasi është i pari për mua në karrierë si futbollist profesionist, por edhe me fanellën e Partizanit. Jam ndier mjaft i emocionuar në momentin e shënimit, por në anën tjetër, në fund nuk u ndjeva mirë pasi pësuam disfatë.

Ekipi luajti mirë dhe kemi dhënë maksimumin, sidomos në pjesën e dytë ku kemi luajtur më mirë se në të parën. Kemi pasur 3-4 raste për të shënuar, të cilat duhet t’i kthenim në gola, por ja që nuk ndodhi ashtu”, u shpreh Besnik Ferati. /VipSport.al/