sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shehi: Nuk marim asnjë ndeshje lehtë, Kukësi ka grup për titull

Orgest Shehi, trajneri i skuadrës së Kukësit e quan një fitore me zemër këtë të arritur ndaj Luftëtarit në “Elbasan Arena”. Ja si e nis prononcim e dhënë për “Supersport” trajneri I skuadrës kuksiane… “Kam nostalgji për stadiumin e Elbasanit. Kam pasur shumë sukses si futbollist. Por është gjë ndryshe të jesh në fushë dhe në stol. Më ka pëlqyer shumë sepse është fitore që vlen 3 pikë, në një situatë të pazakonte. Duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen më shpejt, kjo është pakënaqësia që kam”.

“Nuk i merr ndeshjet lehtë Kukësi. Duhet më shumë egërsi për t’a mbyllur ndeshjen. Çdo skuadër i ka rastet, por duhet  të ishim më konkretë”.

“Jemi lodhur duke ngritur kupa me Shkëmbin, shpresojmë të ngremë një tani. Në shumë ndeshje nuk kemi qenë të egër. Duhet të mbyllim ndeshjen. Futbolli është aq i vështirë, sa dështon në momentin që e quan ndeshjen të përfunduar. Duhet të punojmë në këtë aspekt, për të qenë sa më agresivë. Lënia e pikëve në të tilla ndeshje të djegin jashtë mase”.

“Unë mendoj që duhet të shohim lartë, e tillë është skuadra, e tillë është objektiva. Që të shkojmë te Tirana, duhet të bëjmë punën tonë dhe të marrim ndeshjet tona”.

“Se çfarë ka ndryshuar mund të shikohet nga loja. Ajo që duhet të ndryshojë është se Kukësi duhet të jetë skuadër dhe t’i zgjidhi ndeshjet bashkë dhe jo individualisht. Ka kualitet skuadra dhe objektivat dihen. Lojtarët duhet të njohin forcën e tyre”.

“Për momentin gjërat janë për të ndërtuar skuadrën, por çdo gjë mund të ndodhi, nuk është asgjë e çuditshme. Në kokën time e kam në kokë një skuadër për vitin tjetër”, –  u shpreh trajneri Orges Shehi.

E.S./Vipsport.al/