sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shehi: Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e sotme, jemi shumë ofensivë dhe prishim ekuilibrat

Kukësi ditën e sotme vuajti, por në fund arriti të marrë një fitore me ndihmën e një penalltie, që pritet të hasë shumë diskutim. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i verilindorëve, Orges Shehi.

“Jemi të ndërgjegjshëm se janë shumë të nevojshme pikët, por kishim mundësi për të bërë më mirë. Vuajtëm dhe ditëm të vuanim. I gëzohemi pikëve, të shohim se çfarë do të bëjë kundërshtari, pasi fitorja jonë mund t’i vërë në presion. Ishte treni i fundit, nuk mund të gabojmë më. Ndeshjet rrallohen, pikët janë 9. Futet presioni i pikëve. Mund ta kishim zgjidhur më mirë, tentuam të shfrytëzonim kundërsulmin. Bylisi është një skuadër agresive, që të bën presion.

Në tërësi nuk është se jam i kënaqur. Ndryshuam vendosje, na ka hapur probleme dëmtimi i Obanor. Nuk është aq e thjeshtë të përshtatesh me skemën e re kaq shpejt. E zgjidhëm mirë me topat e lartë, por duhet të përmirësohemi. Jemi skuadër shumë ofensive, por prishim pak ekuilibrat. Duhet të fokusohemi pak te mbrojtja. Është e vështirë nga karakteri i lojtarëve, por duhet të bazohemi te grupi”, u shpreh Shehi. /vipsport.al/