sex hikayeleri porno izle kartal escort

Sfidoi Interin, Dermaku: Ka hidhërim se realizuam një ndeshje shumë të mirë, pësuam gola të evitueshëm

Kastriot Dermaku ishte titullar në mbrëmjen e djeshme me skuadrën e Parmës, teksa përballë ishte Interi. Ekipi emilian ku aktivizohet edhe shqiptari, ishte në avantazh për pjesën më të madhe të sfidës, por në fund u përmbysën nga zikaltërit.

Megjithatë, Dermaku rezultoi një nga më të mirët e takimit dhe luajti deri në minutën e 77, kohë kur Parma ishte ende në avantazh. Pas ndeshjes, mbrojtësi shpreh hidhrim për rezultatin duke qenë se realizuan një ndeshje shumë të mirë dhe se golat e pësuar ishin të evitueshëm.

“Ka hidhërim sepse sipas meje zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. E përgatitëm mirë edhe pse koha në dispozicion ishte e pakët. Ka hidhërim edhe për faktin se pësuam dy gola të evitueshëm, mbrojtëm mirë si dhe patëm mundësi për të dyfishuar. Por, kundër këtyre skuadrave nuk mund t’i lësh asgjë rastësisë. Ishin të zotët ata që besuan dhe shënuan dy gola që mund t’i evitonim”, u shpreh Dermaku. /VipSport.al/