sex hikayeleri porno izle kartal escort

Seria A e ka seriozisht, kush shkel protokollin sanitar do të përjashtohet nga kampionati

Klubet e Serisë A, pro edhe ata të B e C që do të kthehen në garë në javët në vijim, janë të paralajmëruar se kush do të hedhë në erë me ndonjë pakujdesi atë që është siguruar me mund, rikthimin në fushën e lojës, nuk do të ketë më vend në këtë kampionat. Inspektorët e Federatës Italiane jo më kot kanë dalë këto ditë duke monitoruar nëse klubet po ndjekin në mënyrë rigoroze protokollet sanitare, duke kontrolluar shumë prej tyre në mënyrë që të mos vihet në asnjë moment në dyshim rifillimi e vijimësia e kampionatit.

Në Itali dyshojnë se disa klube do të anashkalojnë procedurat e sigurisë për të vazhduar punën normalisht si më parë. Por të gjithë janë të ndërgjegjshëm që protokollet duhet të jenë rigoroze në mënyrë që të mos ketë telashe dhe zyrtarisht të gjithë po përpiqen që të evitojën çdo telash.

Por Federata, për t’u siguruar që nuk do të ketë shkelje dhe nënvlerësim të situatës, që mund të dëmtojë kampionatin dhe shtyjë Ministrinë e Sportit që ta mbyllë përfundimisht sezonin, ka marrë masa të rrepta. Kush nuk do të respektojë protokollin e dnërtuar për këto sfida, do të përjashtohet nga kampionati menjëherë, pa të drejtë apelimi. Ky vendim do të bëhet realitet pas zyrtarizimit të rinisjes së sezonit, me të gjitha klubet të cilat do të nënshkruajnë rregulloren me të cilën kanë rënë dakord për të zbritur në fushë. Kjo do të jetë një garanci më shumë për shtetin italian, që ka pasur shumë mëdyshje nëse duhej të vazhdonte aktivitetet futbollistike në vend apo jo. /vipsport.al/