sex hikayeleri porno izle kartal escort

Sarri merret vesh me Higuain, trajneri dhe argjentinasi kanë një pakt mes tyre

Gonzalo Higuain nuk do të jetë një shqetësim për Juventusin të paktën deri në fundin e sezonit. Për sulmuesin u hapën polemika pasi ishte i pari që u largua nga Italia kur ishte piku i koronavirusit. Madje, argjentinasit duke ditur se nuk është në planet e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm, i shkoi në mendje të mos kthehej më në Torino.

Megjithatë, sulmuesi është rikthyer dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën, ndërsa për të shuar polemikat ka menduar trajneri Mauricio Sarri. Tekniku ka një marrëdhënie të veçantë me Higuain prej kohës kur e drejtonte te Napoli. Sarri ka kërkuar garanci nga Higuain që deri në fundin e sezonit të jetë i fokusuar te Juventusi dhe jo te merkato.

Të dy kanë pasur një dakordësi dhe falë Sarrit, Juventusi do të ketë një futbollist të dedikuar plotësisht deri në ditën e fundit dhe vetëm pas përfundimit të sezonit palët mund të ulen e të bisedojnë për merkaton. /VipSport.al/