sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rusta: Lojtarët stepen kur më shohin mua, tifozët akoma nuk më kanë sharë nga motra

Emanuela Rusta është padyshim një nga personazhet e spikatur të arbitrimit shqiptar, jo vetëm se është femër, por edhe falë aftësive të saj të mira. Elbasanasja vitin e shkuar mundi të marrë stemën e FIFA-s si arbitre ndërkombëtare, duke arbitruar edhe disa ndeshje të nivelit të ulët jashtë, por edhe duke mundur të çajë mes gjyqtarëve me eksperiencë në vendin tonë. Ajo ka mundur të gjykojë në Kategorinë Superiore, megjithëse shprehet se i duhet më shumë përvojë.

Ditën e djeshme Emanuela ishte e ftuara e Mirela Milorit në emisionin “Historia ime”, ku tregoi rreth jetës së saj. Ajo foli për fillimet si basketbollist apo profesionin si mësuese fiskulture, por ajo çka bëri më shumë jehonë ishte një batutë rreth sjelljes së tifozëve shqiptarë me të. Rusta tregoi gjithashtu se një femër në fushë është çelësi për të ulur nervat e futbollistëve.

Padiskutim që ka trysni, por akoma nuk është përmendur motra ime (qesh)”, shprehet fillimisht ajo dhe pas kësaj fjalie të Rustës, është Milori që lëshon një tjetër batutë kur shprehet: “Ndoshta je përmendur ti sepse nuk kanë nevojë të shkojnë te motra (qesh)”. Më pas arbitrja vazhdon dhe tregon marrëdhënien e saj me lojtarët dhe tifozët në fushë.

Ka pasur ngacmime, por nuk kanë qenë negative. Nuk kam dëgjuar ende një tifoz që të shajë rëndë. Lojtarët kur shohin një figurë femre, stepen. Loja ka acarime dhe kur një futbollist shikon se ka një arbitër femër atëherë përmbahet. Nëse do të ishte një arbitër mashkull do ta bënin më të rëndë gjendjen dhe do të flisnin ndryshe“, tregoi Rusta. /vipaport.al/