sex hikayeleri porno izle kartal escort

Renditja / Java foli për treshen e kreut, ngjeshet grupi për play-out

Ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë Superiore kanë sjellë pak ndryshime në renditje përtej faktit që kanë folur qartësisht në favor të tre skuadrave të cilat dominojnë aktualisht renditjen dhe gjenden në podium.

Ishte java e Tiranës pasi kaloi një nga transfertat më të vështira, atë ndaj Bylisit që premtoi luftë por që nuk u afrua asnjëherë në nivelin e bardhebluve që ecin edhe më të sigurt drejt titullit. Vendin e dytë e ka mbrojtur me shumë vuajtje Kukësi, që mban gjallë shpresat për të rivalizuar me Tiranën, por që realisht po mbrohet nga skuadrat që ka pas vetes.

Tashmë ne vendin e tretë, jo shumë larg verilindorëve është skuadra e Skënderbeut që i dha një goditje të rëndë Partizanit, duke e larguar nga zona e Europës dhe duke e zhytur rrezikshëm në atë të play-out.

Ndërkohë, Laçi dhe Teuta kanë ndarë pikët me njëra-tjetrën duke prishur më shumë punë në këtë aspekt, pasi tashmë janë parakaluar nga korçarët që kanë një prej skuadrave më në formë dhe kërcënojnë pozitat e tyre në zonën e Europës.

Fitorja e Vllaznisë ka laguar shkodranët nga rreziku direkt, ndërsa i ka bashkuar me Partizanin, jo shumë larg Bylisit që gjendet në vendin e 8 që duan të evitojnë të gjtihë. Sa i përket mbijetesës, Flamurtari dhe Luftëtari, povarësisht rivalitetit që po dhurojnë, e kanë prerë biletën dhe mbeten pjesë e Superiores thjesht nga matematika. /vipsport.al/