sex hikayeleri porno izle kartal escort

Reja: Kumbulla do të bëhet një lojtar kalibri, ju tregoj dy klubet që duan Ismajlin. Shqipëria mbrapa është “top”

Edi Reja së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, ku si kryefjalë ka patur Marash Kumbullën. Tekniku i kombëtares sonë ka elozhe të pafundme për 20-vjeçarin, teksa flet edhe për Ismajlin dhe zbulon dy klubet që e duan në ekip. Sipas Rejës, kombëtarja jonë në mbrojtje është e kompletuar dhe ai po punon për të rritur cilësinë në repartet e tjera.

“Kumbulla është një mbrojtës inteligjent, shumë i mirë në duele, i fortë në luftën në ajër, mbi të gjithë është me këmbë në tokë. Marashi ka mundësi për t’u përmirësuar edhe më shumë, e pres diçka të tillë nga ai. Është i vëmendshëm, luan me kokën lart dhe ka sens të mirë taktik. Ai është i ri, është vetëm 20 vjeç, por ka arritur të krijojë një përvojë të mirë.

Kumbulla është i kompletuar dhe mendon vetëm për futboll. Mendoj se do të bëhet një lojtar kalibri. Roli i tij natyral është në qendër të mbrojtjes, por po paraqitet mirë edhe si i majtë në mbrojtjen me tre. Mund t’i bëjë të gjithë rolet në mbrojtjen me tre lojtarë, ka iniciativë, i pëlqen të luajë dhe merr pjesë në fazën ofensive. Do të ishte një goditje e madhe për Lacion. Ai do të bëhet një futbollist i madh, është i aftë për të luajtur me skuadrat ‘big’.

Fizikisht është shumë mirë dhe është kënaqësi kur e sheh duke luajtur. Nuk ka lojtarë të tillë të rinj në Itali. Mos të harrojmë që ka edhe shumë personalitet, një cilësi shumë e rëndësishme për një futbollist. Duhet të kesh shumë personalitet kur vesh fanellën e Lacios, Milanit apo Juventusit. Do të formonte një treshe difensive shumë të mirë te Lacio me Acerbin dhe Luiz Felipe.

Ia sugjerova Napolit, që desh e mori në janar. Kam biseduar edhe me Igli Taren për të. Kumbulla nuk e njeh fjalën frikë, nuk i intereson fare se kë ka përballë. Unë e ndjek prej kohësh që ka qenë kapiteni i të rinjve të Veronës, dallohej që atëherë që kishte cilësi. Ai mund të jetë një siguri në të ardhmen për kombëtaren shqiptare. Kam edhe Gjimshitin e Atalantës, teksa po ndjek edhe 2-3 lojtarë të tjerë interesantë.

Është edhe Ismajli te Hajduku i Spilit, atë po e kërkojnë Leçe dhe Benevento. Jemi në rregull me Kumbullën në mbrojtje, kemi edhe Strakoshën në portë, të gjithë janë lojtarë të rinj. Fazën defensive e kam të siguruar te Shqipëria, tani po punoj për të kompletuar repartet e tjera“, u shpreh Edi Reja. /vipsport.al/