sex hikayeleri porno izle kartal escort

Qardaku: Një çlirim që shokët e skuadrës janë mirë, edhe me mua do ketë ndonjë gabim

Eridon Qardaku u bë ditën e djeshme futbollisti i parë në Kategorinë Superiore që ishte infektuar me COVID-19. Sulmuesi i talentuar i Bylisit vendosi në alarm skuadrën, kjo edhe për shkak se sot luhet ndeshja ndaj Tiranës.

Megjithatë, pas testimit të bërë për të gjithë skuadrën, rezultoi se shkodrani nuk ka infektuar askënd dhe ndeshja e programuar për sot në orën 17:00 do të zhvillohet normalisht. Sakaq, në një prononcim për “VipSport”, Qardaku vazhdon të këmbëngul se edhe për të do jetë bërë ndonjë gabim, pasi ai ndihet shumë mirë.

“Në radhë të parë shyqyr që doli ekipi negativ, isha i sigurtë por tani jam liruar shumë. Familja ime nuk ka asnjë shqetësim dhe kanë bërë edhe ata kontrolle. Isha në formë dhe e them prapë do ketë ndonjë gabim edhe me mua.

Por iku tani, e rendëishme që ekipi është mirë dhe sot i uroj që të fitojnë ndaj Tiranës sepse i kanë tëra mundësitë. Isha shumë në formë e madje edhe për Shpresat por hajde tani të përqendrohem e me Zotin para të jem gati sepse javën tjetër do bëj tamponin”,- tha Qardaku që ndodhet në Shkoder pranë familjes. /Erjon Saliu-VipSport.al/