sex hikayeleri porno izle kartal escort

Presidenti i Breshias zbulon të ardhmen e talentit: Barcelona ofroi 65 milionë euro

Sandro Tonali është padyshim xhevahiri i Breshias por edhe i Italisë. Nga mesfushori pritet shumë dhe jo më kot nuk mungojnë krahasimet me një si Andrea Pirlo. Kështu, për talentin ka kërkesa të shumta, ndërsa dy klubet favorite për shërbimet e tij janë Interi dhe Juventusi duke qenë se Tonali kërkon të qëndrojë në Serie A. Këtë e ka zbuluar presidenti i Breshias, Masimo Çelino i cili thekson edhe ofertën prej 65 milionë eurosh të mbërritur nga Barcelona.

“Me disa lojtarë unë bie në dashuri dhe nuk dua t’i shes asnjëherë. Por, gjithashtu e kuptoj se Tonali ka objektiva të rëndësishëm, ka një familje që i qëndron nga pas, sidomos mamaja. Naser Al Kelaifi e donte te PSG, ai më ka shkruar edhe sot madje, por ai nuk dëshiron të shkojë në Francë. Inter dhe Juventus janë destinacionet që ai preferon. De Laurentis më ka ofruar 40 milionë euro dhe Fiorentina ka gati lëvizjen, por tashmë fati i tij duket i vendosur.

Përpara COVID, Barcelona ka ofruar 65 milionë euro plus dy futbollistë interesantë me vlerë shtatë milionë euro. Një prej tyre ishte një mbrojtës krahu. Besoj se përgjigja negative nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve katalanas. Çmimi i Tonalit? Nuk po negocioj me asnjë. Ka ende 12 ndeshje për t’u luajtur dhe djaloshi duhet të qëndroj i qetë”, u shpreh Çelino. /VipSport.al/