sex hikayeleri porno izle kartal escort

Po shkëlqen në La Liga, Enis Bardhi pritet t’i bashkohet Xhakës te Arsenali

Enis Bardhi këtë sezon është një prej mesfushorëve më në formë në La Liga dhe cilësitë e tij nuk kanë kaluar pa rënë në sy. Talenti i Levantes është një prej më të mirëve të skuadrës së tij, por nuk pritet të qëndrojë edhe për shumë kohë atje, pasi gjigantë evropianë janë vënë në kërkim të tij.

Një prej tyre vjen nga Permier Liga dhe është mjaft tundues. Mikel Arteta dëshiron të ndërtojë një skuadër më me shumë teknikë dhe virtuzitet dhe Bardhi shihet si përforcimi i duhur në mesfushën e Arsenalit. 24-vjeçari pritet të shqyrtojë edhe ofertat e tjera, por duket se Arsenali është klubi më i bindur për cilësitë e tij.

Talenti pritet të vendoset krah Xhakës në mesfushën e londinezëve, sigurisht pasi klubet të kenë gjetur dakordësinë për blerjen e shqiptarit nga Shkupi. Vlera e tij në merkato është 12 milionë euro, por Levante pritet të kërkojë akoma më shumë, duke parë nivelin e rritur të talentit. Negociatat pritet të zgjasin, por në fund me shumë mundësi do të kemi një lajm pozitiv. /vipsport.al/