sex hikayeleri porno izle kartal escort

“Plisat” nuk i ndahen Prishtinës, tifogrupi i famshëm përkrah ekipin nga distanca

Ditën e djeshme, futbolli u rikthye të luhej në Kosovë teksa u zhvillua gjysmëfinalja e Kupës mes Prishtinës dhe Drenicës. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 3-0 duke hedhur një hap të sigurt drejt finales.

Stadiumi, ashtu si edhe në kampionatet e tjera ishte i boshatisur dhe i heshtur prej mungesës së tifozëve. Megjithatë, tifogrupi i famshëm, “Plisat” nuk mund ta linin vetëm skuadrën dhe nga jashtë rrethimit të impiantit ishin rreshtuar për të duartrokitur skuadrën mbi suksesin.

Pas ndeshjes, futbollistët e Prishtinës përshendetën tifozët e tyre nga shkallët e stadiumit duke ia dedikuar atyre fitoren ndaj Drenicës. /VipSport.al/