sex hikayeleri porno izle kartal escort

Pësoi golin nga Riberi, ja nota e Eurosport për portierin e kombëtares

Lacio mori një fitore shumë të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme teksa mposhti në shtëpi Fiorentinën me rezultatin 2-1. Por, sfida nuk ishte aspak e lehtë për bardhekaltërit të cilët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh falë edhe kualitet të Riberi.

Përmbysja erdhi në pjesën e dytë falë golit nga pika e bardhë e Imobiles dhe realizimit të Luis Alberto, shtatë minuta para përfundimit. Sakaq, sa i përket notave të ndeshjes, Eurosport ka vlerësuar paraqitjen e Tomas Strakoshës me notën gjashtë, duke e liruar nga faji në rastin e golit të pësuar nga Riberi.

“I pafajshëm në momentin kur pësoi golin nga Riberi, ndërkohë që në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk mbahet mend për ndonjë gabim të mundshëm apo pritje të mëdha”, shkruhej në përshkrimin e ndeshjes së Strakoshës. /VipSport.al/