sex hikayeleri porno izle kartal escort

Përfundon sfida e parë e Superligës së Kosovës pas karantinës, Llapi bën detyrën ndaj Dukagjinit

Ditën e sotme është luajtur ndeshja e parë e Superligës së Kosovës pas situatës së krijuar prej pandemisë. Nderin e rihapjes së kampionatit e ka pasur ndeshja Llapi-Dukagjini. Skuadra vendase ka arritur të bëjë detyrën ndaj modestëve të Dukagjinit, që në këtë fitore zhyten edhe më thellë në tabelën e renditjes.

Llapi ka arritur të fitojë me shifrat 3-1, duke forcuar pozitat në mesin e tabelës, pas katërshes kryesuese. Elvis Premci ka hapur serinë e golave për skuadrën e tij në minutën e 3-të, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal. Në pjesën e dytë skuadra e Llapit zbriti akoma më e mobilizuar, duke mundur të shënojë edhe tre gola të tjerë. Kastriot Selmani dyfishoi në minutën e 50 dhe golit të tij iu përgjigj Enver Mulaj i Dukagjinit pas vetëm tre minutash.

Vetëm kaq, pasi Llapi ishte shumë i vendosur për fitoren, duke thelluar diferencën dhe regjistruar poker në këtë ndeshje. Ersil Ymeraj në të 68-ën dhe Valmir Veliu në minutat shtesë vulosën rezultatin 4-1. Pas kësaj ndeshje Llapi renditet i pesti në tabelë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Dukagjini konsolidon akoma më shumë pozitat në vendin e fundit të renditjes. /vipsport.al/