sex hikayeleri porno izle kartal escort

Përfundon procesi i lincensimit të klubeve shqiptare për kompeticionet europiane

Prej javësh klubet kishin dorëzuar dokumentacionet dhe Komisioni i Licensimit pranë FSHF po i shqyrtonte për të vendosur mbi fatin europian të skuadrave të Kategorisë Superiore. Ditën e sotme organi qeverisës i futbollit në vendin tonë lajmëron se ka përfunduar procesi i licensimit.

Vetëm kaq informacion, pasi emrat e skuadrave, që janë licensuar për kompeticionet europiane do të zbardhen në fund të kampionatit, me qëllim mosndikimin në garë. Mbetet për tu parë sa do plotësohet kërkesa e FSHF për të mbajtur sekret këtë informacion kaq jetik për skuadrat shqiptare dhe nëse ndikimi në garë do të jetë zero.

DEKLARATA E FSHF:

Ka përfunduar ditën e sotme procesi i licensimeve për klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021. Komisioni i Licensimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate.

Klubeve i është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga Komisioni në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë. Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informoj grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licensuar dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licensimit e i është refuzuar aplikimi.

Risia e këtij viti në procesin e licensimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Ëomen’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra. /vipsport.al/