sex hikayeleri porno izle kartal escort

Parashikimi i Starovës. Kam folur me trajnerin e stafin, Partizani do të paraqitet shumë mirë

Sulejman Starova është i bindur se futbolli i ri post-koronavirus do të ketë mungesë spektakli. Në “Pressing” ai deklaroi se kjo mungesë spektakli do të ndikonte shumë te ajo që do të shohim në fushën e lojës sa i përket cilësisë reale të lojës dhe do të ketë një rivalitet që mund të ndikohet nga pasojat e pandemisë.

“Duke qenë në karantinë e nën presion, kush mund të ketë pasur ndonjë të afërm të rrezikuar mund të ndikohet, Them ishalla shkon mirë e kam fjalën te dëmtimet.

Spektakli do të mungojë, e kemi pare në Bundesligë. Jemi të gjithë të kënaqur që të mbarojë kampionati dhe verdiktet të jenë nëpërmjet garës. Hoqëm spektaklin, ku është cilësia? Nëse ka për të bërë diferencë, kemi pasur kampionat që do të vazhdojë ekuilibri, do ta bëjnë kush ka nisur stërvitjen me vonesë. Nuk kemi date të saktë si kanë filluar stërvitjen skuadra, te disa ka filluar përpara, do flasim realitetin se këtu krijohet diferenca. Kush ka qenë klubi i organizuar që ka drejtuar stërvitjen siç duhet me Skype, lojtarët që në fillim kanë siguruar ardhjen në peshë, kanë bërë në kushte shtëpie maksimumin. Stërvitja individuale ka diferenca brenda skuadrës, se njëri stërvitej në garazh, njëri në oborr, pastaj disa u janë bashkuar në javën e fundit ekipeve”, tha Starova në analizën e tij.

Situata e Partizanit- “Partizani e di se që nga dita e parë e ka bërë shumë mire. Gjithë lojtarët kanë qenë në kontroll të peshës e stërvitjes dhe parashikoj që do të ecë shumë mirë Partizani në këtë periudhë të fundit. Edhe trajneri kishte kohën e vet me gjithë sikletet. Skuadra do të ecë. Pauza i bëri punë më shumë në krahasim me të tjerët. Nga biseda që kam pasur me trajnerin dhe stafin, mendoj se fakti që është ndalur në momentin e keq i ka bërë mirë. Partizani ka shanse të marrë tre ndeshje rresht, katër dhe me Flamurtarin, janë 12 pikë. Pa tifozë? Në këtë moment që je 13 pikë mbrapa nuk të vjen tifozi”. /vipsport.al/