sex hikayeleri porno izle kartal escort

Paradoksi i Partizanit, thuhet “e ka fajin finalizimi” por shënon më shumë se në vitin e titullit

Pakkush do ta kishte besuar në fillimin e këtij sezoni se në startin e fazes së katërt të kampionatit, Partizani kampion në fuqi do të ishte shumë pranë zonës play-out e shumë larg asaj të Europës. Shumëkush e parashikonte skuadrën kryeqytetase si një pretendent kryesor për titull kampion, sidomos pas një fushatë blerjesh që u mendua se kishte rritur ndjeshëm forcën sulmuese të ekipit.

Por në një seozn ku thuajse gjithçka ka shkuar keq, pikërisht reparti i sulmit është ai që shihet gjerësisht si problemi kryesor i vuajtjeve të të kuqve duke drejtuar gishtin nga finalizimi i dobët. Një situatë paradoksale, pasi shifrat tregojnë se Partizani i njëmijë halleve të këtij edicioni, ka shënuar më shuëm se në vitin e kaluar në këtë pjesë të sezonit, një vit i cili në fund e çoi drejt titullit kampion.

Një vit më parë, pas javcës së 27 të Superiores, Partizani i Gegës kishte shënuar 31 gola, ndërsa ky ekip aktual që është cilësuar shumë i dobët në finalizim, ka shënuar 33 të tillë, duke humbur ndërkohë edhe morinë e rasteve për të cilat kritikohet gjerësisht. Gola që nuk përkthehen në pikë, pasi 38 pikët e këtij sezoni janë shumë larg atyre 54 të edicionit të kaluar.

Një diferencë mes dy skuadrave që ndoshta nuk bëhet nga sa herë është tundur rrjeta kundërshtare, por sa herë nuk është lejuar që të tundet ajo e Alban Hoxhës. Në edicionin e kaluar, Partizani në këtë pikë kishte pësuar vetëm 15 gola dhe ishte mbrojtja më hermetike e Superiores. Ndërsa ky aktual fut ujë nga të gjitha anët në prapavijë, siç e tregojnë 29 golat e pësuar deri tani nga të kuqtë, me vetëm 3 skuadra (Skënderbeu, Luftëtari e Flamurtari) që kanë bërë më keq deri tani. /vipsport.al/