sex hikayeleri porno izle kartal escort

Pa Qardakun dhe me Jankun e rikthyer, Bylisi kërkon fitoren ndaj Teutës

Bylisi pas humbjes me Tiranën ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe ka nisur përgatitjet anti-Teuta me dy seanca. Në Ballsh për këtë vit duket se po shkojnë drejt një rekordi negativ pasi ende nuk  e kanë provuar shijen e fitores për vitin 2020, në kampionat sidomos. Por periudha e “COVID -19” duket se ka ndikuar edhe më keq te ballshiotët, që ndaj Tiranës në fushën e lojës, sidomos pa Guindon në majën e sulmit kanë çaluar në ofensivë.

Por, në Ballsh besojnë te kthesa me Teutën, pa thënë se edhe me durrsakët ballshiotët kanë që në sezonin 2014-2015 kur e mundën skuadrën durrsake 2-1 në “Adush Muça”.

Bylisi që kur ka nisur ky sezon, tashmë e sheh, më shumë se kurrë veten në pozita mjaft të vështira edhe nga fakti se ballshiotët kanë pasur edhe “rrjedhje” lojtarësh madje dhe titullarë si: Guindo, Mercedes e Bicaj, të cilët e nisën si titullarë këtë pjesë të dytë të garës.

Ndaj Tiranës, Dovedan hodhi një formacion në improvizuar duke qenë se edhe Eridon Qardaku që ishte projektuar titullar u prek nga pandemia “Covid-19”, mungesë që do të jetë edhe në ndeshjen me Teutën.

 

E.S./Vipsport.al/