sex hikayeleri porno izle kartal escort

Pa dy titullarë dhe me dy të tjerë në dyshim, Martini shkon në Ballsh me probleme

Teuta i dha dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që do të luajë nesër në Ballsh. Trajneri Edi Martini,  në këtë transfertë delikate nuk do të ketë dy nga titullarët e skuadrës së tij që janë me kartonë, Albano Aleksi si dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Arbër Çyrbja.

Por, Martini është në dyshim edhe për dy lojtarë të cilët kanë veshur fanelë titullari në Durrës. Florent Avdyli dhe boshnjaku Hrjliç janë bashkuar me voensë me skuadrën dhe kanë më pak se dhjetë ditë stërvitje me grupin.

Ndaj edhe Martini është i dyzuar, madje edhe pas ndeshjes së mesjavës së shkuar në Laç, u shpreh se e ka të vështirë për të pasur organikën e plotë, nisur edhe nga pretendimet që ka skuadra.

Gjithsesi, Teuta synon Europën dhe në Ballsh do të kërkojë kthesën, ndonëse e di që nuk e ka të lehtë me ballshiotët, që do të kërkojnë me patjetër të rikthehen te fitorja, duke lënë pas krahëve problemet e muajit të kaluar…

E.S./Vipsport.al/