sex hikayeleri porno izle kartal escort

Nuk kanë fund telashet për Bylisin, golashënuesi Guindo arratiset nga Ballshi

Skuadra e Bylisit është bërë protagoniste kryesore e telasheve të panumërta në rifillimin e kampionatit të Superiores. Ballshiotët ishin të parët që u përballën me protesta të lojtarëve për mospagesën e rrogave, ndërsa ishin të parët edhe që regjistruan një futbollist pozitiv me COVID-19. Sot ballshiotët bëhen të parët që regjistrojnë edhe “arratinë” e mirëfilltë pa lënë gjurmë të një futbollisti për shkak të kontratës.

Lojtari kryesor i sulmit ballshiot, Saliu Guindo, raportohet se është zhdukur pa lënë gjurmë prej disa ditësh dhe klubi nuk di as ku ta kontaktojë për ta kthyer në stërvitje e në dispozicion të Dovedan. Lojtari ishte deklaruar si i dëmtuar dhe në fazë riaftësimi, por në fakt ai ka vendosur që të mos vazhdojë të jetë më pjesë e Bylisit.

Sipas “SuperSport”, ai ka bërë të qartë se meqë kontrata e tij mbaronte me 31 maj, nuk dëshironte të vazhdonte të ishte më pjesë e këtij ekipi. Ndërkohë, ballshiotët pretendojnë të kundërtën dhe kanë bërë të qartë se do t’i drejtohen organeve përkatëse disiplinore në Shqipëri e jo vetëm për të gjetur të drejtën e tyre. /vipsport.al/