sex hikayeleri porno izle kartal escort

Nuk erdhi pas pandemisë, maqedonasi largohet pa lënë asnjë shenjë

Vllaznia në merkaton e dimrit kishte nevojë për blerje në qendrën e sulmit dhe vendosi të sjellë Simeon Hristov. Vetëm 9 gola në 10 vitet e fundit dhe shkodranët vendosën ta afrojnë, me mendimin se Jonuz e njeh mirë dhe mund të nxjerrë më të mirën e sulmuesit.

Gjithsesi, nuk ka ndodhur kështu, pasi në katër zbritjet e sulmuesit në fushën e lojës, praktikisht vetëm ka ecur në fushën e lojës. Në këtë rinisje të kampionatit 27-vjeçari ka vendosur të mos vijë në Shkodër për të luajtur, por duket se aventura e tij në kampionatin e vendit tonë ka marrë fund.

Edhe Vllaznia nga ana e saj nuk është se po këmbëngul në kthimin e tij, duke parë paraqitjet e dobëta të sulmuesit. Në këtë periudhë të vështirë financiare për klubin largimi i Hristov do të ishte një lloj nderi për Vllazninë. /vipsport.al/