sex hikayeleri porno izle kartal escort

Novi sfidon Kukësin pa tre titullarë: Nuk kemi çfarë të humbasim, shkojmë për të luajtur futboll

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, duket i bindur se skuadra e tij do të mund të vërë në provë edhe një ekip me pretendime si ai i Kukësit. Në konferencën e sotme për shtyp, ai theksoi se ekipi i tij, pavarëisht tre mungesave shumë të rëndësishme, do të tentonte të bënte lojën e vet ndaj verilindorëve.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për ndeshjen e nesërme me ekipin e Kukësit. Siç e dimë, është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, e kemi vlerësuar si ndeshje, do të jetë e vështirë. Ekipi i Luftëtarit nuk ka çfarë të humbë dhe do të shkojmë të luajmë futboll atje.

Gjendja e ekipit është shumë e mirë, me përjashtim të 2-3 mungesave që janë të dëmtuar, pjesa tjetër e grupit është shumë mirë dhe mendoj se do ta përballojë me sukses ndeshjen. Lojtarët që do të mungojnë nesër janë Açka, Isufi dhe Demo”, deklaroi Novi. /vipsport.al/