sex hikayeleri porno izle kartal escort

Novi: Ndaj Tiranës të paktën për një pikë, kemi studiuar ku ta godasim

Për trajnerin e Luftëtarit, Neritan Novi, ndeshja e nesërme ndaj Tiranës është ndër më të rëndësishmet e këtij sezoni për skuadrën gjirokastrite. Tekniku bëri të qartë sot para mediave se ekipi do të kërkojë të sigurojë pikë ndaj bardhebluve, ose të paktën të luajë futboll deri në fund si i barabartë ndaj ekipit kryesues.

“Do të zhvillojmë një nga ndeshjet më të vështira dhe të rëndësishme, Tirana për momentin ndodhet në krye të klasifikimit dhe për momentin është ndër ekipet më të mira të Shqipërisë. Jam munduar, duke parë ecurinë e Tiranës, që edhe në stërviyje këto 2-3 ditë të studiojmë ku mund ta godasim ekipin e Tiranës. Ne do të futemi në ndeshje qoftë edhe për një pikë, por edhe për të luajtur futboll deri në fund.

E kam thënë edhe herë të tjera që ekipi është në moshë mesatare të re, janë çuna të rinj, stërviten çdo ditë dhe kjo do të jetë e ardhmja e Gjirokastrës.

Frika nga COVID-19 ndaj Tiranës? Deri në këto momente që flasim nuk na kanë dhënë asnjë njoftim dhe për mendimin tim nuk ka pse të mos bëhet ndeshja”, tha Novi. /vipsport.al/