sex hikayeleri porno izle kartal escort

Novi: Mëkat që djersa e çunave nuk u shpërblye, Luftëtari e ka të ardhmen gati

Neritan Novi është parë shumë i mërzitur dhe thekson se duhej që të përfundonte në barazim kjo sfidë. “Normale që hë humbasësh në minutën e fundit është gjynah, të paktën për atë që dhanë çunat në fushë meritonim të paktën barazimit. Mendoj se ndikoi edhe eksperienca, pasi nëse do të ishte një lojtar tjetër në rastin e Oshafit në fund, atëherë mund ta kishim marrë një barazim. Megjithatë jam shumë i kënaqur me atë që treguan çunat në fushë”.

“Rasti në minutat e fundit? Është shumë e vërtetë. Menjëherë pas golit ne kishim edhe një rast tjetër shumë të mirë për të barazuar. Unë jam shumë i kënaqur me ekipin, por siç është ajo shprehja “Fati ndihmon gjithmonë ekipet e mëdha”.

“E ardhmja?! Të gjithë lojtarët kanë kontratë me klubin. Ne do respektojmë kampionatin dhe do japim më të mirën deri në fund. Unë do të vazhdoj të jem këtu dhe nuk lëviz.”, – u shpreh Neritan Novi për “Supersport”.

E.S./Vipsport.al/