sex hikayeleri porno izle kartal escort

Një nga vendet më të prekur nga koronavirusi, në Brazil hapin pjesërisht stadiumet

Një nga pasojat më të mëdha të koronavirusit në botën e futbollit është fakti që ndeshjet po zhvillohen pa praninë e tifozëve. Spektatorët janë një nga aspektet më të rëndësishëm të këtij sporti, duke i dhënë më shumë emocione, por rregullat për distancimin social kanë bërë që dyert e stadiumeve të jenë të mbyllura.

Megjithatë, tashmë me kohën disa nga vendet e prekura nga koronavirusi kanë bërë të mundur që të lejojnë publikun në shkallët e impianteve. Bëhet fjalë për Hungarinë, Serbinë, Malin e Zi. Së fundmi, listës i është shtuar edhe Brazili. Shteti amrikano-latin është një nga më të prekurit e COVID-19, megjithatë sërish ka menduar për të vazhduar përpara dhe nga data 10 korrik stadiumet do të hapen në 1/3-tat e tyre.

Ndërkohë, nga data 2 gusht në stadiumet do të mbushen në 2/3-tat e tyre dhe më pas nga data 16 nuk do të ketë më kufizime. Sakaq, shpresohet që edhe në Shqipëri fundi i kampionatit të përkojë me rikthimin e tifozëve edhe pse mund të jetë me një numër të kufizuar. /VipSport.al/