sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ngo: Tifozët më kanë bërë të kuptoj se jam në një klub të madh, zërat për transferim te Partizani spekulime

Majkëll Ngo ishte protagonisti absolut në ndeshjen e djeshme te Tiranës përballë Skënderbeut. Bardheblutë ishin duke u mposhtur me rezultatin 1-0, por në hapësirën e gjashtë minutave, britaniku shënoi dy herë dhe i mundësoi ekipit tre pikë të rëndësishme për titullin kampion. Pas ndeshjes, sulmuesi për Supersport u shpreh se skuadra besoi te suksesi, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e trajnerit Egbo. Sakaq, Ngo tha se e kuptoi nga tifozët bardheblu se është pjesë e një klubi të madh, ndërsa shtoi se zërat për një transferim te Partizani janë spekulime.

Dygolëshi dhe titulli-  “Është shumë i rëndësishëm titulli, jemi shumë afër. Kishim shumë raste, humbëm shumë mundësi shënimi. Besuam deri në fund dhe në pjesën e dytë arritëm ta kthenim ndeshjen. Presidenti është treguar korrekt. Nuk kemi pasur lidhjen brenda grupit. Deshi Zoti që Egbo mori drejtimin, arriti të merrte më të mirën, të kthente moralin dhe besimin, ja ku jemi sot, shumë pranë titullin”.

I lumtur për Tiranën dhe Liverpoolin- “Jam më i lumtur për Tiranën, sepse këtu djersij dhe derdh gjak. Jam shumë i lumtur edhe për Liverpulin, sepse ka arritur një sukses të madh për historinë e klubit”.

Tirana, klub i madh- “Momenti i parë dhe i vetëm janë tifozët. Ata më kanë bërë që të kuptoj që jam në një klub të madh. Tirana ka një tifozëri shumë të zjarrtë dhe të madhe”.

E ardhmja- “Janë thjesht spekulime zërat për një transferim te Partizani. Unë jam pjesë e Tiranës, që nga dita e parë dhe sot kam dhënë më të mirën time te Tirana”, u shpreh Ngo. /VipSport.al/