sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ngeci në barazim ndaj Tërbunit, Dinamo e ka me arbitrimin: Sjellje tendecioze dhe aspak profesionale

Dinamo nuk ia doli në ditën e djeshme të merrte tre pikët në kryeqytet teksa u ndal në një barazim 1-1 ndaj skuadrës së Tërbunit.Mirëpo, dinamovitët e kanë pasur të pamundur të pranojnë sjelljen e arbitrimit, teksa administrator Ermal Barushi e quan si sjellje tendecioze dhe aspak profesionale. Barushi dënon kartonin e kuq për Kolgegën, ndërsa thekson se për kundërshtarët pati kursim në kartona.

Reagimi i Dinamos:

Në emër të FK Dinamo dhe në cilësinë e zyrtarit të klubit, e dënojmë me ashpërsi sjelljen tendencioze dhe aspak profesionale të një arbitri në ndeshjen e sotme! Me turpin më të madh dhe si një ish-arbitër e dënoj me ashpërsi këtë maskarade!

Gjatë javës u fol se klubi Blu po ushtronte presion karshi Federatës për arbitrat, akuza të pabaza nga ekipi kundërshtar dhe nga segmente te tjera që mesa duket veprojne me moton “hidh gurin e fshih dorën”, sepse në fushë u pa krejt e kundërta! Nga kartonat e faullat, arbiter që goditet e kërcënohet nga lojtaret, e turpshme, në mes të Tiranes. Kartonat me kursim ndaj ndërhyrjeve të rënda dhe deri tek dënimi qesharak i Kolgegës me karton të kuq. Nuk është hera e parë që Dinamo dënohet nga gjykimi, mos harrojmë që ndeshjen e kaluar me Velecikun, u dënuan me kartona dy lojtarët kryesorë, kapiteni Boçi si dhe sulmuesi kryesor Pontrelli. Kartonat, dua të theksoj jo për ndërhyrje ose faulla teknik!

Nuk është hera e parë që Dinamo dënohet nga gjykimi, ama në këtë fazë delikate të kampionatit, është e turpshme të sulmohemi në këtë menyrë!

Ne i qendrojmë besnikë lojës së bukur e të ndershme në fushë, si dhe kërkojmë më tepër respekt për këtë fanellë legjendare qe ka bërë histori në futbollin Shqiptar. Planet dhe investimet në të ardhmen e afërt nuk mund të shkojnë dëm nga njerëz të papërgjegjshëm, njerëz që po mundohen ta kthejnë futbollin vite pas, pa Fair Play dhe mes aleancash.

FK Dinamo, 18 herë kampione e vendit, e shquar historikisht për Fair Play, kërkon nga instancat përkatëse një reagim të fortë për atë çka ndodh në mes të ditës me diell!

Ermal Barushi

Administrator, FK Dinamo