sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në Spanjë bëhen merak për Mesin, mungoi në stërvitjen kolektive

Dëmtimet do të jenë një anë fatkeqe e futbollit pas pandemisë. Futbollistët edhe pse kanë nisur stërvitjen prej disa javëve, sërish do ta kenë të vështirë të përballojnë ritmin e ndeshjeve, ndaj ndalesat për ta duket se do të jenë të pashmagshme.

Në Spanjë, ku kampionati është parashikuar të rifillojë më datë 11 qershor, janë alarmuar mbi gjendjen e Lionel Mesit. Ylli i katalanasve ka munguar ditën e djeshme në stërvitjen kolektive të skuadrës, duke preferuar ushtrimet në palestër. Dyshohet se argjentinasi mund të ketë pësuar një dëmtim muskulor, edhe pse mediat këmbëngulin se sulmuesi nuk ka problem dhe se duhet të jetë normalisht në fushë për ndeshjen ndaj Majorkës.

Megjithatë, situate që ka ngritur shumë dyshime do të sqarohet ditën e nesërme, nëse Mesi do të kryejë stërvitjen me shokët apo do jetë sërish veçmas tyre. Kjo pasi sot, tekniku Setien e ka lënë pushim skuadrën. /VipSport.al/