sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në Itali presin zyrtarizimin, Kumbulla te Lacio falë takimit mes drejtuesve

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të vendoset që në orët e ardhshme, pasi një takim mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Lacios ka bërë që mbrojtësi shqiptar të ndryshojë destinacionin e tij. Juventus, Inter dhe Napoli dukeshin më të avantazhuar për të siguruar firmën e lojtarit por takimi i sotëm e çon atë drejt kryeqytetit italian.

Sipas mediave italiane, Lotito dhe Tare janë takuar sot me presidentin e Veronës, Mauricio Seti, si dhe drejtorin sportiv Toni D’Amiko për të folur rreth mbrojtësit shqiptar dhe për të diskutuar kushtet e marrëveshjes. Të njëjtat burime theksojnë se është gjetur shpejt gjuha e përbashkët dhe ka një akord parimor mes palëve për këtë transferim, që pret tashmë edhe një “OK” nga lojtari i cili në fakt nuk ka preferenca për ekipin e të ardhmes.

Interi kishte ofruar 25 milionë euro plus bonuse për lojtarin por oferta e bërë sot nga Tare ka “djegur” konkurrencën. Lacio do të paguajë vetëm 18 milionë euro në arkat e Veronës, por do të kalojë në radhët e kësaj skuadre dy futbollistë. I pari është Kristiano Lombardi, i huazuar aktualisht te Salernitana. Ndërsa i dyti është Valon Berisha, një futbollist të cilin trajneri Inzagi nuk e ka në planet e tij dhe i ka kërkuar Tares t’i gjejë sa më shpejt një sistemim. Pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, por në Itali tashmë e quajnë fakt të kryer transferimin e Kumbullës te Lacio. /vipsport.al/