sex hikayeleri porno izle kartal escort

Në Itali e teprojnë me kritikat, Strakosha është i dyti në Serinë A për rrjeta të paprekura

Thomas Strakosha është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Itali e jo për pritjet e tij që shpeshherë kanë shpëtuar Lacion. Në futboll, gjithçka harrohet shpejt pas një gabimi dhe ai me Atalantën e ka vënë përsëri pertierin shqiptar në qendër të kritikave të shumë tifozëve apo ish-lojtarëve të Lacios.

Megjithatë, statistikat tregojnë se Strakosha është ndër portierët më vendimtarë në Itali dhe mban vendin e dytë në kampionat sa i përket rrjetave të paprekura.

Ajo që ishte një mallkim për Lacion deri në këtë sezon, ndeshja pa pësuar gol, tashmë është kthyer në një vazhdimësi. Kështu, rezulton se pas 27 javësh, Strakosha ka ruajtur katërkëndorin e tij pa pësuar gol në 9 ndeshje. Këtë shifër ai e ndan me Silvestrin e Veronës, Muso të Udinezes dhe Shçzesnji të Juventusit.

Ai ka lënë pas emra si Handanoviç (7), Golini (5), Meret (3) apo Berisha (3). I vetmi portier që ka bërë më mirë se gardiani shqiptar deri tani në Serinë A është Donaruma i Milanit, i cili ka mbyllur 10 ndeshje pa pësuar gol në këtë sezon në Serinë A. /vipsport.al/