sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndryshe nga Laçi, Partizani në Ballsh më i plotë

Këtë fundjavë, Partizani luan një ndeshje shumë të rëndësishme. Të kuqtë luajnë në fushën e Ballshit, me një kundërshtar, me të cilin nuk kanë fituar asnjë sfidë këtë sezon. 1-1 përfundoi sfida e fazës së parë në “Selman Stërmasi”, 2-1 në Ballsh në fazën e dytë dhe 2-2 në “Air Albania në fazën e tretë.

Por, tashmë kjo sfidë është delikate, sepse skuadrat nuk kanë kohë për të humbur. Partizani synon një fitore për të qenë në garë për Europën, në të vetmin “tren” kampionatin, ndërsa Bylisi kërkon pikët e plota për të mos u afruar me Vllazninë, apo zonën “Play-Out”.

Por, në Ballsh të kuqtë do të jenë më të plotë edhe për faktin se në mbrojtje do të kenë edhe Egzon Belicën, një nga pikat e forta të skuadrës, ashtu si dhe Bilalin, ish-i Bylisit për dy sezone.

Mund të rikthehen edhe Mala e Kërçiku për transfertën e Ballshit, gjithsesi Sormani e ka nën kontroll grupin dhe në sfidën e radhës që vlen shumë po bën gati më të mirët…

E.S./Vipsport.al/