sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndreu: Të rinjtë të tregojnë veten, Kastrioti mendon për finalen dhe Superioren

Ramazan Ndreu, trajneri i skuadrës së Kastriotit ka folur në prag të sfidës me Erzenin që e luan sot në orën 17:00. Ndreu është optimist, por njëkohësisht ai thotë se skuadra e tij, nisur edhe nga distanca që ka me vendin e dytë, në saj edhe të menaxhimit të mire gjatë pjesës më të madhe të kampionatit, do vetëm një pikë që ta mbyllë garën…”Në këtë periudhë presim vetëm një pikë matematikisht për të mbyllur kalimin në elitë. Kur gara është e siguruar e sidomos kur luhet futboll në të atilla temperatura është e vështirë që lojtarët t’i motivosh. Por, ne do të shkojmë në Shijak për të marrë tri pikët e radhës, – tha trajneri Ndreu fillimisht.

Të rinjtë

Në këtë ndeshje do të ketë hapësira për lojtarët e rinj, pasi duhet që të krijojmë ide të qarta edhe për ata. Kur skuadra nuk e ka presionin e madh të rezultatit, ka hapësira edhe për të rinjtë. Në këto ndeshje duam që të shohim tek ata se çfarë janë në gjendje që të bëjnë dhe ne nuk kemi pasur mundësi që t’i shohim më parë nisur edhe nga kalendari dhe rëndësia që kanë pasur pikët për ne”.

Finalja

“Për shkak të finales, unë punoj bashkë me stafin dhe lojtarët që të jemi sa më të karikuar sepse synojmë që të fitojmë ndeshjen e sezonit, duke e kompletuar me një mbyllje mjaft dinjitoze”.

Superioja

Ndreu thotë se klubi ka nisur edhe planet për sezonin e ardhshëm, ku do të rikthehen që të luajnë në elitë. “Meqe jemi më të qetë në saj të pikëve, kemi filluar që të mendojmë për sezonin tjetër. Janë drejtuesit që po punojnë më shumë në këtë pjesë. Kemi nisur kontaktet edhe me lojtarë që kanë nivel në Superiore, por natyrisht që nuk heqim dorë edhe nga të rinjtë. Në vitin që vjen, skuadra do të bazohet te një pjesë e lojtarëve që kemi, por edhe të rinj, duke menduar jo vetëm për një sezon, por për të ardhmen në tërësi, për të qenë dinjitozë”, – tha Ndreu në fund të prononcimit të tij.

E.S./Vipsport.al/