sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndeshja ndaj Bylisit, pesë titullarë të Tiranës në rast ndëshkimi mungojnë në ndeshjen pasardhëse

Më datë tre qershor, kampionati shqiptar rikthehet pas ndërprerjes prej më shumë se dy muajsh. Tirana kryesuese udhëton në një transfertë delikate në Ballsh, ndaj vendasve të Bylisit.

Bardheblutë kërkojnë të startojnë në maksimum për të mos lëshuar terren në luftën për titullin kampion, ndërsa pas tyre është Kukësi që i duhet të shfrytëzojë çdo hap fals të rivalëve.

Mirëpo, përveç vështirësisë së kundërshtarit, trajneri Emanuel Egbo duhet të bëjë edhe një llogaritje në lidhje me pezullimet që skuadra mund të ketë për ndeshjen e radhës. Aktualisht, janë pesë titullarë të Tiranës që rrezikojnë sfidën pasardhëse, atë me Luftëtarin. Bëhet fjalë për Erion Hoxhallarin, Agustin Torasën, Majkëll Ngo, Albi Doka dhe Uinful Kobinah. /VipSport.al/