sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ndeshja me Teutën i la me pasoja, Laçi i Cungut pa tre titullarë. Nuabueze akoma në infermieri

Laçi arriti të marrë një barazim të vështirë në shtëpi në ndeshjen e parë pas ndalesës me Teutën. Në përballjen që përfundoi me rezultatin 1-1 në listën e “të zverdhurve” ishin edhe Regi Lushkja, Abdurrahman Fangaj dhe Julian Shehu. Të tre këta titullarë kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë.

Kjo do të thotë se do e kenë të pamundur të zbresin në fushë në ndeshjen e radhës, që kurbinasit do të luajnë ndaj Vllaznisë të dielën. Këtij “halli” të Cungut i shtohet edhe gjendja e komplikuar fizike e sulmuesit kryesor të skuadrës, amerikanit Kirian Nuabueze.

Ky i fundit mungoi me Teutën dhe vazhdon të jetë i dëmtuar, me gjurin, që nuk duket në gjendjen e duhur për të përballuar një ndeshje të plotë. Si titullar vështirë të jetë në lojë, por në stafin e bardhezinjve, po shpresojnë që autori i 17 golave të jetë i gatshëm të paktën për një pjesë loje. /vipsport.al/