sex hikayeleri porno izle kartal escort

Mungon Pollozhani, rikthehet Meksi, në dyshim edhe ganezi në formë i Skënderbeut

Skënderbeu është në formë mjaft të mirë dhe sidomos fitorja me Partizanin në Tiranë dhe loja bindëse, ka treguar edhe njëherë se skuadra e Ilir Dajës këtë sezon do të synojë që të jetë në nivele të larta, ndonëse nuk mund të luajë në Europë…

E megjithatë, Skënderbeu luan me Flamurtarin dhe korçarët kanë probleme mungesash titullarësh. Pollozhani mori kartonin e katërt në Tiranë ndaj të kuqve dhe nuk do të jetë ndaj vlonjatëve. Rikthehet Jorgo Meksi, ndërsa një dyshim i madh është edhe Ndeki që vuan ende problemin fizik nga dëmtimi që pësoi në miqësoren me Dinamon një javë më parë.

Megjithatë, me rikthimin e Jashanicës, apo dhe Meksin në mbrojtje, tashmë jo vetëm që ka lojtarëty por edhe konkurrencë, ndërsa në sulm, Krasniqi, Gripshi e Bregu, sigurisht që me Ditën nga pas bëjnë që të mos ndihet mungesa e ganezit Ndeki.

Synimi i korçarve do të jenë tri pikët, ndërsa Skënderbeu i javëve të fundit ka pasur një ecuri prej pretendenti…

E.S./Vipsport.al/